Ja pse bëri sulmin, zbardhet dëshmia e çuditshme të riut që plagosi pesë persona me thikë në xhami

Rudolf Nikolli mesditën e sotme Tiranën, u fut në xhaminë “Dinë Hoxha” në Rrugën e Kavajës duke qëlluar me thikë 5 besimtarë myslimanë.

Besimtarët e neutralizuan dhe policia e shoqëroi, ndërsa i ati i të riut u shpreh se djali kishte probleme me shëndetin mendor dhe se ishte kuruar disa herë.

Mediat kanë zbardhur dëshminë që i arrestuari ka dhënë përpara grupit hetimor të anti-terrorit. Ai ka deklaruar se ka parë në ëndërr që e shanin, pa specifikuar se kush dhe për këtë arsye ka ndërmarrë sulmin me thikë.

“Kam parë në ëndërr dhe më shanin, më ngacmonin dhe më ndiqnin”. Kjo ka qenë fjalia e vetme që Rudolf Nikolli ka deklaruar përpara hetuesve.

Mësohet se Nikolli ka qëndruar me qera në disa zona, ndërsa frekuentonte shpesh zonën e Bllokut.

Në kohën që Nikolli kreu sulmin me thikë ishte në kërkim, pasi akuzohej për plagosje të lehtë me dashje pak muaj më parë, të një shoferi. Ndërkohë që 5 besimtarët që plagosi ditën e sotme janë jashtë rrezikut për jetën.