Jep dorëheqje nga Vetëvendosje, deputetja që aderoi vitin e kaluar në këtë parti?

Brenda javës së ardhshme deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Donika Kadaj Bujupi, pritet që të jap dorëheqje nga kjo parti.

Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Lajmi” burime të afërta me deputeten Kadaj – Bujupi, e cila ka shprehur kundërshti ndaj kandidatimit të Albin Kurtit për kryetar të VV-së.

Këtë gjë e vërteton edhe mospjesëmarrja e saj në tubimin e djeshëm të kësaj partie ku Kurti ka prezantuar platformen e tij për të udhëhequr këtë parti.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

“Gjatë javës së ardhshme deputetja Donika Kadaj Bujupi, do të kërkoj dorëheqjen e saj nga të gjitha funksionet brenda partisë si shënjë kundërshtie ndaj zhvillimeve të fundit në VV”, thanë këto burime për “Gazeta Lajmi”.

Të njëjta burime kanë potencuar se është ish-sekretari i VV-së Dardan Molliqaj është ai i cili kohë më parë e kishte sjellur Kadaj Bujupin në VV nga AAK-ja, e tani kjo do t’i bashkohet grupit të tij pas largimit nga VV.

Deri më tani nga Vetëvendosje janë dorëhequr dhjetëra anëtarë të saj përfshirë edhe udhëheqës, siç janë Visar Ymeri, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj e të tjerë./Gazeta Lajmi/