Katër deputetë të partive tjera konfirmojnë se do të votojnë Qeverinë Kurti 2

Deputeti i partisë IRDK, Elbert Krasniqi ka konfirmuar se do të votojë për Qeverinë e re.

Krasniqi thotë se kjo votë erdhi nga partneritet dhe mirëbesimi i krijuar gjatë legjislaturës së fundit.

“Unë do ta votoj Qeverinë Kurti 2. Ashtu siç e kam votuar edhe Qeverinë Kurti 1. Kjo votë është edhe falë mirëbesimit ne partneritetin tonë gjatë legjislaturës së kaluar. I bindur që Qeveria Kurti do të ketë prioritet edhe barazinë shoqërore mes grupeve etnike në Kosovë“, deklaroi Krasniqi për Gazeta Blic.

Nga Inciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqi ka marrë 2.310 vota.

Teksa më herë votë për Qeverinë Kurti 2 kanë premtuar edhe Kosova Demokratik Turk Partisi me dy deputetët e tyre, Fikrim Damka dhe Fidan Jilta, dhe Emilja Rexhepi nga Nova Demokratska Stranka.