KFOR i përgjigjet Vuçiqit rreth aksionit të Policisë së Kosovës në veri

Zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Graso, iu është përgjigjur deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq i cili tha se nuk ishin të njoftuar rreth arrestimeve që u zhvilluan nga aksioni policor në Veri.

Graso ka thënë se rreth dhjetë ditë më parë në gazetat serbe u publikuan lajme dhe deklarata ku bëheshin të ditura qëllimet për të arrestuar 26 policë në Kosovë.

“Kushdo që lexoi këto lajme, ai u informua”, i ka thënë Graso gazetes Politika, duke shtuar se Aleksandar Vuçiq mohoi deklaratën e tij se të gjithë ishin të informuar rreth aksionit.