Kompania “Uniteti” me kampanjë trejavore të pastrimit

Kompania për largimin e mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë, nga nesër do të fillojë kampanjën “Java e Pastrimit me Unitetin”, aktivitet ky që pritet të bëhet bashkërisht me qytetarët.

 

Këtë punë punëtorët e kësaj kompanie do ta bëjnë vullnetarisht derisa krejt aktiviteti pritet të shtrihet në Mitrovicë, Vushtrri e Skenderaj, njofton Klan Kosova.

 

Kampanja për pastrimin e parqeve e largimin e më shumë se 10 deponive ilegale do të bëhet tradicionale derisa zgjat rreth tre javë.