Kryetari Bahtiri dhe kryetari i Leposaviqit edhe pas mesnate në fshatin shqiptar në veri ku ka shpërthyer zjarri

Edhe pas orës 24:00 kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri me bashkëpunëtorë gjendet në fshatin Koshtovë e Vllahisë të komunës së Leposaviqit që është i banuar me shqiptarë, ku një zjarr i madh ka kapluar disa pjesë të fshatit.

Momentalisht në vendngjarje gjenden brigada e zjarrfikësve e Mitrovicës së Jugut, që me kërkesën e kryetarit Agim Bahtiri ka intervenuar për shuarjen e zjarrit, si dhe brigadat e zjarrfikësve të Leposaviqit, Zveçanit dhe Mitrovicës së veriut, raporton gazeta online Veriu.info.

Në intervenim për shuarjen e zjarrit është bashkuar edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiç.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe kryetari i Leposaviqit, morën informatat nga zjarrfikësit se vatra e zjarrit është në lokalizim e sipër dhe është nën kontroll.

Në një prononcim për Veriu.info, Bahtiri apeloj tek banorët që të mos kenë frikë dhe të flejnë të qetë, sepse zjarrfikësit po kujdesen maksimalisht për sigurinë e tyre.