Kualiteti i dobët i ndërtimit: Shembet edhe një rrugë në Magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Ura që kalon nëpër magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Milloshevë afër Babimostit, është shembur.

Kjo shembje ka ardhur nga kualiteti i dobët i ndërtimit, pasi Ura është çarë në një pjesë, shkruan Jepi zë.
Si pasojë e kësaj shembjeje, banorët e këtij lokaliteti nuk po mund ta shfrytëzojnë më urën, pasi paraqet rrezik për kalim.

Përveç banorëve të fshatit, kjo urë është përdorur edhe nga pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, pasi në rast nevojës së kthimit në kahjen e kundërt të magjistrales, kjo urë u ka shërbyer vozitësve ta ndërrojnë drejtimin e lëvizjes.

Ndryshe, shumë pjesë të rrugëve dhe urave në Kosovë kanë filluar të prishen, dhe shkak del të jetë investimet shkel e shko dhe pa kurrfarë kriteri.