Kur trimëria s’njeh madhësi: Qeni i vogël e ndjek dhe e tmerron ariun e zi

Në internet është publikuar një moment mjaft interesant dhe i çuditshëm nga një rast që ka ndodhur në Kanada. Një qen i një race trupvogël shihet duke e ndjekur pa u trembur një ari të zi.

Qeni i quajtur Jersey, i racës Jack Russell, shihet duke e mbrojtur oborrin e shtëpisë nga ariu i madh në rajonin e Kolumbisë Britanike, që shtrihet në pjesën perëndimore të Kanadasë.

Ndjekja e çuditshme vazhdon deri në momentin kur ariu detyrohet të largohet i frikësuar dhe të kthehet në pyll. Nga frika, ai madje mundohet të ngjitet në një dru, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Për më shumë, shikojeni videon më poshtë:

SHPËRNDAJE