Kushtetuesja e kthen në rigjykim rastin “Drenica 2”

Gjykata Kushtetuese e ka kthyer në rigjykim rastin “Drenica 2”.

Gazeta Intro mëson se rasti “Drenica 2” do të kthehet në rigjykim në Gjyktën Supreme, pasi kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese për shkak të parregullsive të konstatuara në këtë proces.

Kujtojmë se në maj të vitit 2015, të dhjetë të akuzuarit ishin shpallur fajtor sepse me dashje kanë kryer dhunë, torturë dhe trajtim mizor ndaj dëshmitarit “A dhe B” që kane qenë te ndaluar në Likovc.

Sylejam Selimi – plus 8 vjet burgim, Jahir Demaku – plus 5 vjet burgim, Zeqir Demaku- plus 5 vjet burgim, Isni Thaçi – 6 vjet burgim, Agim Demaj – 3 vjet burgim, Fadil Demaku – 3 vjet burgim, Nexhat Demaku 3 vjet burgim, Bashkim dhe Driton Demaj 3 vjet burgim, Selman Demaj – 3 vjet burgim.