Ky pritet të jetë çmimi i iPhone 12

Apple është duke prezantuar serinë më të re të telefonave të saj iPhone 12 në një ceremoni të veçantë.

Para publikut pritet të shfaqen seri të ndryshme të iPhone 12.

Apple do të prezantojë çmimet e reja për serinë e iPhonëve “SE”, “XR”, “11”, “12″, “12 Pro” dhe “12 Pro Max”. Dy telefonat e fundit janë më të ritë në treg.

Çmimet e tyre sillen nga 399 deri në 1099 dollarë, bazuar në modelin, madhësinë dhe hapësirën memorizuese e specifika të tjera.

Përveç tyre pritet të prezantohen edhe pajisje të tjera.

SHPËRNDAJE