Lutfi Haziri jep lajmin për formimin e Qeverisë së re

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se LDK është e gatshme për të marrë përgjegjësi.

“Ne sot mund ta bëjmë qeverinë, nëse na jepet mandati. Ne vetëm me PDK-në, nuk do të bëjmë koalicion, pasi që është vendim i Këshillit të përgjithshlm të LDK-së për të mos e pasur atë parti partnere”, tha ai sot në një intervistë për RTK.

Për bashkëpunimin me Vetëvendosjen, Haziri vlerësoi se ata duhet të mësojnë nga gabimet që i kanë bërë karshi LDK-së.

Ndryshe, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së para pak ditësh i ka dhënë dritën e gjelbër një koalicioni të mundshëm të kësaj partie me AAK-në, Nismën e AKR-në.