Marcelo në ‘telashe’ me trajnerin Zidane

Zidane ka lënë jashtë listës Marcelon për ndeshjen e sotme ndaj Granadas. Mediet spanjolle hamendësuan për një dëmtim të mundshëm të brazilianit. Sipas këtij burimi Marcelo është, lënë jashtë për ndeshjen e sotme për shkak të një debati me Zinedine Zidane rreth taktikave të trajnerit në lidhje me ndeshjen e mbrëmjes së sotme.

Mbrojtësi i majtë është shfaqur i frustruar në lidhje me mendimet e trajnerit dhe ka pasur një përplasje direkte me të gjatë stërvitjes. E gjithë kjo ka sjellë përjashtimin e tij nga listë dhe futjen në të, të talentit të akademisë, Miguel Gutierrez. Marcelo ka qenë në stol gjatë gjithë sezonit dhe në ndeshjen e fundit kishte nisur si titullar për shkak se Mendy ishte dëmtuar.

Braziliani është lojtari i 15 më i përdorur në këtë sezon nga Zidane. Kjo duket se nuk është pritur mirë nga braziliani, i cili siç mësohet nuk është i vetmi i pakënaqur në dhomat e zhveshjes së Real Madrid.