Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markovic dhe Marko Rosic, kanë dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi u arrestuan të premten nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Atyre me kërkesë të Prokurorit, iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë, që Policia është ende në kërkim të zëvendëskryetarit të Listës Serbe, Milan Radojicic, dhe të një personi tjetër me inicialet S.N./Express