Ministri i Kulturës ngushëllon për vdekjen e këngëtarit Ismet Bogujevci

Ministri i Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka ngushëlluar me rastin e vdekjes së këngëtarit të njohur kosovar, Ismet Bogujevci.

“Kosova do ta kujtoj Ismet Bogujevcin për veprimtarinë e tij të lartë muzikore dhe do të përkujdeset për ruajtjen e trashëgimisë së tij artistike që e ka lënë si thesar për kombin tonë”, ka thënë ministri Çeku.

Kujtojmë që këngëtari Bogujevci ka ndërruar jetë, duke lënë pas vetës një bagazh të madh dhe një pasuri me vlerë në fushën e muzikës popullore.