Mourinho: Nuk do të ketë surpriza në Evropian

Trajneri i AS Roma, Jose Mourinho ka folur për Evropianin 2020 në një intervistë të dhënë për “Times”. Portugezi ka bërë listën e tij personale të favoritëve.

“Nuk besoj se do të ketë surpriza në Evropian”, ka thënë Special One. “Sipas mendimit tim, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Spanja, Anglia, Portugalia janë të gjitha në të njëjtin nivel”, ka shtuar Mourinho.