Ndodhë edhe kjo: Shoferi shqiptar lëviz me shpejtësi të çmendur, 221 km/h

Me 221 km/h në aksin Sauk-TEG. Udhëtonte me një shpejtësi të frikshme që rrezikonte edhe të tjerët.

Policia e shtetit ka publikuar ku ka kapur në shoferin që voziste me një shpejtësi ‘të çmendur’.

“Radari dhe polici të shpëtojnë jetën. Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk – Teg. 221 km/h në aksin Sauk – Teg, shpjetësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.

Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë. Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt.

Mos shpejto të arrish aksidentin!”, njofton policia e shtetit.

Kujtojmë se kohëve të fundit është shtuar dukshëm numri i aksidenteve, si shkak i shpejtësise së madhe.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2549302745304847/