Nga ky fshat i Mitrovicës është dorasi 35 vjeçar Sh.A. që qëlloi për vdekje 27 vjeçarin në tregun e këtij qyteti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Mitrovicën, ku pas një përleshje një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë pas gjuajtje me armë zjarri në tregun e Mitrovicës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Veriu.info raportoi në mënyrë ekskluzive për ngjarjen duke sjellë detaje nga vendi ku ndodhi vrasja.

Gazeta mëson se dorasi është një 35 vjeçar nga fshati Vinarc i Mitrovicës.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje rreth dorasit i cili është 35 vjeçar me inicialet SH.A.

“Ndaj te dyshuarit Sh. A., 35 vjeçar, me vendim te prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale: vrasje e rëndë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML – thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./VERIU.INFO/