Ngjarje tragjike në minierën e Trepçës: Minatorit iu këput krahu, vdes në vendin e punës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Minierën e Trepçës-njësia në Leposaviq. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një punëtor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.

Sipas Gërgurit, aksidenti ka ndodhur në njësinë përpunuese-flotacion.

“Siç më kanë njoftuar inspektorët, fillimisht e ka humbur krahun në njësinë përpunuese-flotacion. Janë marrë masat dhe është dërguar për trajtim, por nuk ka mundur të iu mnbijetojë plagëve”, ka thënë Gërguri.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE