Njëri nga tre nxënësit e therur në Prishtinë është duke luftuar me jetë

Sot në Prishtinë janë therur me thikë tre nxënës të një shkolle. Ngjarja ka ndodhur në ora 16:00 në lagjen Emshir të Prishtinës, janë therur me thikë tre nxënës.

Njëri prej tyre është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, madje ai është duke luftuar me jetë.

Këtë e kë konfirmuar mjeku kujdestar i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla.

“Njëri prej tyre është në gjendje shumë kritike është në sallë të operacionit dhe është duke luftuar me jetën”, ka treguar Syla për lajmi.net.
Ai ka thënë se dy nxënësit e tjerë janë në gjende stabile.

“Këta dy tjerët janë në gjendje stabile, njëri është duke u përcjell në Qendrën Emergjente ndërkaq tjetri është lëshuar për në shtëpi”, tregoi më tutje Syla.

Kujtojmë se Policia ka njoftuar se dy nxënësit e therur janë të moshës 17-vjeçare ndërkaq një është 16-vjeçar. Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar autorët e këtij krimi, po është në kërkim të tyre.