Njësiti i Krimeve Ekonomike zbarkon në Prizren

Njësiti i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Prizrenit.

Aksioni ka të bëjë me një rast të falsifikimit të parave, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me policinë në Prizren dhe qendër, por të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë informacion.