“Nuk duhet të jenë dy LDK”- Çfarë po paralajmëron Gani Geci?

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka folur për aktivitetin e tij në skenën politike kosovare.

Ai në emisionin “Tete a tete” me Adelinën në Kanal10, ka thënë se në kohën pas vdekjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ai u rreshtua krah akademikut Nexhat Daci.

Por sipas tij, ky veprim ndoshta ishte edhe i gabuar, pasi që ai thotë se as atëherë e as tash nuk duhet të jenë dy LDK, por vetëm një.

Këtë ai siç duket e ndërlidh me një ndarje tjetër të mundshme të LDK-së, pasi që tashmë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, veçse e ka konfirmuar se do vazhdojë rrugëtimin e saj politik jashtë LDK-së.

Ka pasur zëra të shumtë rreth emrave të LDK-së të cilët mund t’i bashkohen Listës së Vjosa Osmanit, por që deri më tash nuk është zyrtarizuar asgjë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE