Pa votimin e Rimëkëmbjes Ekonomike, “masa të tjera është problem me u ndërmarrë”

Zëvendës Ministri i Financave, Agim Krasniqi thotë se sivjet nëse nuk votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do jetë problem me u ndërmarrë masa të tjera.

Krasniqi për Gazeta Blic thotë se synim i tyri është që pasi të mbyllen pagat e transferet të shikohet mundësia e ndihmës për bizneset individuale që për shkak të problemeve teknike në ATK nuk ishte e mundur të ndihmohen me nga 290 euro.

Por ai thotë se masa tjera nuk ka mundësi të mirren.

Masa të tjera është bukur problem me u ndërmarrë. Krejt çka mundemi me ba pasi t’i mbyllim pagat e transferet në nëntor dhe dhjetor, atëherë mundemi me e pa a kemi mundësi me marrë edhe ni veprim tepër të rëndësishëm. Bizneset individuale të cilat për shkak të problemve teknike në ATK nuk kanë përfitu 290 euro, atyne jemi tu tentu me ua ba një pagesë sivjet por masa tjera nuk besoj që ka mundësi“, deklaroi Krasniqi për Gazeta Blic.

Zëvendës ministri pret që të qartësohen pagat e transferet deri më 10 dhjetor e pastaj të shikohet se a mund të ndihmohen këto biznese.

Këtë vit, diku deri më 10 dhjetor besoj do i kemi të qarta edhe pagat e trasnferet dhe kursimet. E para çka do sigurojmë janë obligimet ligjore, në momentin që sigurohen këto deri kah 10 dhjetori mundemi me pa një qartësim e pastaj shohim a mundemi me vendosë edhe një vendim të ri që qeto bizneset individuale me probleme në sistem nëse mundemi me e rregullu, dhe dy ose tre sektorë që kanë qenë në atë kohë të mbyllur dhe u ka zvogëlu numri i punëtorëve“, thotë Krasniqi.