Pas dështimit të Parisit, vjen reagimi i SHBA’së

Beogradi dhe Prishtina duhet të heqin pengesat, të shmangin provokimet dhe të kthehen në negociata, njofton Departamenti i Shtetit Amerikan, me rastin e anulimit të një takimi të udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës në Paris më 1 korrik.

Në njoftimin që e transmeton Zëri i Amerikës, theksohet se SHBA’ja do të vazhdojë ta përkrah dialogun që e ndërmjetëson BE’ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe t’i ndihmojmë të dy palët, si dhe BE-në si ndërmjetës për të gjetur zgjidhjen rreth të cilës do të pajtoheshin të gjithë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se, dje u anulua takimi i pritur të mbahej më 1 korrik në Paris, organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francëz, Emanuel Macron./gazetametro.net