Pas një sëmundje të rëndë, ndërron jetë voglushi 14 muajsh nga Podujeva

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur sot voglushi 14 muajsh nga Podujeva, Uzeidi Sfishta, shkruan Gazeta Blic.

Voglushi nga Podujeva, kishte qenë që një kohë duke u trajtuar në njërin nga spitalet e Turqisë, pas një sëmundje të rëndë që e kishte kapluar.

Ai do të varroset nesër, në ora 14:00, në varrezat e qytetit të Podujevës.