Pas skandalit për vjedhje të votave, reagojnë nga partia e Behxhet Pacollit

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka reaguar pas skandalit për vjedhje të votave nga bashkëshorti i kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla.

Makolli ka thënë se Manipulimi(vjedhja) e votave, është një ndërmarrje kriminale, dhe se AKR ka shprehur shqetësim menjëherë pas përmbylljes së votimeve.

“Manipulimi(vjedhja) e votave, është një ndërmarrje kriminale. AKR-ja, shqetësimin për manipulimin e votave të kandidatëve e ka shprehur menjëherë pas përmbylljes së votimeve. Manipulimi i votave nga disa komisionerë të kriminalizuar mbetet sfida më e madhe e procesit zgjedhor demokratik. Rinumerimi duhet te ndodhe.

Ky proces do të nxirrte në sipërfaqe manipuluesit e votave të cilët pastaj do merrnin denimin maksimal”, ka shkruar Makolli.