PDK: Nuk do të vendosim njerëz të dënuar në lista zgjedhore, respektojmë vendimin e Kushtetueses

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani ka deklaruar se PDK-ja në në listë për zgjedhje nuk do të ketë zyrtarë të dënuar apo me aktakuzë.

Elshani tha se edhe partitë e tjera duhet ta ndjekin këtë standard.

“Nuk e kuptoj hezitimin për mos me respektu vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin që kanë vendos për njerëzit të dënuar. Ky është standardi i Kushtetueses, dhe si parim një herë e mirë duhet partitë t’i pastrojnë edhe listat e tyre. PDK e ka nisur më 2019 paktin e korrupsionit, për personat me aktakuzë dhe të dënuar. PDK e ka vendos këtë standard dhe do ta mbajë”, u shpreh ai në “Kallxo Pernime”.