Pesë çelësat e orgazmës femërore

Për të arritur kulmin është i nevojshëm një kalim njohës dhe i pëlqimit në vetvete i preferencave dhe instinkteve. Mbi të gjitha, ato të një trupi të aftë për të dhënë emocionet e vërteta. Ndërlikime, larmi, kënaqësi…

Kënaqësia femërore është një përvojë gjithmonë ndryshe, e lidhur me gjendjen shpirtërore dhe emocionet e çuditshme që ndonjëherë pengojnë në arritjen e orgazmës.

Ekspertët japin këshilla për të kapërcyer gjendjen e bllokimit dhe të vështirësive…

1. Të arrish vetëvlerësimin

“Besimi në vetvete dhe siguria me trupin janë elementë të rëndësishëm për të arritur orgazmën”, pohon Annalisa Pistuddi, psikoterapeute, eksperte në fushën e seksologjisë. Rreziku se nuk do të mund të ndihesh kurrë në nivelin e duhur, të kesh frikë të shfaqesh nudo, të acarohesh nëse partneri shikon apo përkëdhel pjesë të trupit, për të cilat mendon se mund të jenë me defekte, të zgjedhësh vetëm pak pozicione.

Vetëvlerësimi nuk lind nga siguria për të pasur një fizik që i përgjigjet ligjit tonë të bukurisë, por nga bindja se çdo trup, edhe pse nuk arrin perfeksionin, zotëron kapacitetet e mrekullueshme për të dhënë dhe marrë kënaqësi. Kjo ndjenjë sigurie bën që të ndjekësh ritmin e vërtetë, pa u fokusuar tek partneri por tek ndjeshmëria e tij, duke i shpëtuar me lehtësi si idesë për t’u ndjerë në faj të traditës.

2. Të dish të braktisësh

Për disa femra kënaqësia fshihet ndonjëherë pas disa pasigurive. “Penetrimi shpesh përjetohet me ndjenja mëdyshjeje, mes dëshirës dhe frikës femërore”, thekson Federica Giromella. Nga ky shqetësim mund të shkohet deri aty, sa të mund të zvarritesh drejt orgazmës.

Por si mund t’i bësh ballë këtyre frikërave, gati gjithnjë të pavetëdijshme? Sekreti është në përqendrimin e përhershëm mbi ndjeshmërinë e trupit.

3. Të kesh besim tek partneri

Në është shoku i jetës apo thjeshtë kalimtar i një mbrëmjeje, kushti kryesor për të arritur orgazmën është besimi. Partneri ka mundësinë për të ndihmuar në zgjidhjen e bllokimit, por ndonjëherë sjellja e tij rrezikon të rrisë frenimin tonë…

Për të provuar kënaqësinë duhet të kalosh përtej ideve të përbashkëta. E rëndësishme është ta dëgjoni njëri-tjetrin, ta lëni seksualitetin të çlirohet. Të jesh gjithnjë gati për t’iu përgjigjur dhe lejuar ndjesive të shumta, të çmendura, që trupi ynë na i mundëson.

4. Ta lësh të lirë fantazinë

Të bësh dashuri në grup, të kryesh marrëdhënie në vende të pazakonta, të jesh nën vëzhgim teksa bën dashuri, të bësh seks në të gjitha pozicionet…Për të arritur kulmin e kënaqësisë, kemi gjithnjë nevojë për fantazi të reja që ndihmojnë në shtimin e dëshirës.

Është një strategji e imagjinatës për të qenë e lirshme plotësisht. Fantazitë duhet të jenë të lira pa nxjerrë në pah ndjenjën e fajit, pa u etiketuar si ‘të këqija’ apo ‘të gabuara’.

5. Të mësosh të pranosh paparashikueshmëritë

Për disa gra, orgazma vjen vetëm në një pikë seksuale të jetës, mbase edhe pas shumë vitesh, shkruan revista Psikologji. Ndonjëherë duhet të kalojë kohë për të mësuar të jesh e lirë me të vërtetë dhe të hysh në intimitetin e ndjenjave të vërteta, dëshirave dhe preferencave.

Për t’u shprehur lirshëm si nga ana më instiktive si ajo e fantazisë, është e nevojshme të zbulosh një dimension të ri tek vetja, dhe të lejosh që emocionet trupore të vijnë sipas ndjenjës.

SHPËRNDAJE