Po bënte video për “TikTok”, dalin detaje rrëqethëse nga vdekja e 10-vjeçarit në Shkodër

Detaje të reja janë zbuluar për vdekjen tragjike të 10-vjeçarit Nasir Ymerit, i cili humbi jetën aksidentalisht teksa po bënte një video në rrjetin social ‘TikTok’.

“Report tv” bën të ditur se 10-vjeçari ishte ngjitur në katin e dytë të banesës, aty ku po kryheshin punime. Ka lidhur një litar në betoniere dhe ka tentuar të bëjë një lojë, por gjithçka ka shkuar keq, betonierja ka lëvizur dhe litari i është shtrënguar në qafë.

Raportohet se është gjetur telefoni në video-record, çka ka rritur dyshimet se i mituri po kryente një lojë për ta postuar në rrjetin social ‘TikTok’. Lojë që përfundoi tragjikisht.

Ai ishte nxënës i shkollës se bashkuar në Gurin e Zi dhe siç e përshkruajnë mësuesit nuk kishte shfaqur shenja depresioni, ndaj besoj se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.