Presidenti i Francës fillon fushatën për anulimin e të gjitha ligave evropiane

Franca është një nga shtetet që do të mbyllë futbollin deri në sezonin e ri.

Një goditje e madhe për UEFA-n që pritet të shohë një nga Top-5 ligat e Evropës të mbyllet pas Holandës dhe Belgjikës.

Shteti francez nuk po mendon vetëm për vete, pasi presidenti Emmanuel Macron, ka nisur një fushatë kundër futbollit.

Ai ka ngarkuar ministren e sporteve që të flasë me të gjithë ministrat e tjerë për të mbyllur kampionatin për këtë sezon.