Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Futbolli është një lojë e bukur dhe Erilksen e luan atë bukur

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin është i fundi që ka folur për situatën e Christian Eriksen, i cili ra në fushë pa ndjenja pas një sulmi në zemër.

Bota u futbollit ishte në shok gjatë ndeshjes së Grupit B mes Danimarkës dhe Finlandës.

Kjo pasi në minutën e 43-të të ndeshjes, mesfushori Eriksen ra në fushë pa ndjenja dhe nuk kishte shenja jete për disa minuta.

Intervenimi i lojtarëve dhe mjekëve të dy kombëtareve arritën ta shpëtojnë atë dhe pas disa minutave u dërgua me urgjencë në spital.

Gjendja e mesfushorit danez duket stabile tani, ndërsa së fundmi për situatën e tij ka reaguar edhe Ceferin.

“Futbolli është një lojë e bukur dhe Christian e luan bukur atë”, ka thënë Presidenti i UEFA-s.

Ndryshe, situata e Eriksen ka bërë që e gjithë bota e sportit dhe në veçanti futbollit të reagojë, duke uruar më të mirën për shëndetin e lojtarit.