Protestë në Prishtinë për marrëveshjen e…

Prishtina ka qenë destinacioni i radhës i shoqërisë civile në Shqipëri për të protestuar kundër marrëveshjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dhjetëra pjesëtarë të shoqërisë civile, pasi protestuan në Kukës, kanë protestuar sot në Prishtinë ndaj marrëveshjes së arritur ndaj të dy qeverive, ndërsa për portalin Koha.net kanë thënë se po protestojnë për flamur.

“Jemi nga të gjitha trevat shqiptare. Kemi nga Tirana, Kukësi, Lushnja, por kemi edhe nga Mitrovica”, ka thënë njëri prej protestuesve që shton se destinacioni i radhës do të jetë Shkupi.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)