Qytetari i kënaqur me qeverisjen e Tahirit, thotë se Vushtrria është një ndër qytetet më të zhvilluara

Në një linjë të drejtpërdrejtë sonte në emisionin Prime Time për qeverisjen 4 vjeçare të kryetarit aktual janë shprehur edhe qytetarët e Vushtrrisë.

Njëri nga të intervistuarit ka thënë se kryetari aktual do të jetë edhe për 4 vite të tjera, ndërsa tjetri thotë se i pari i Vushtrrisë ka realizuar ato çfarë ka premtuar.

“Edhe ne besojmë që kryetari do të jetë edhe për katër vite me dëshirën e të gjithë vushtrriasve.” ka thënë ai.

I njëjti qytetar thotë se Vushtrrisë nuk i mungon asgjë, dhe se Vushtrria është një nga qytetet më të zhvilluara.