Ramiz Kelmendi mbështet Kurtin: Nga taksa politikisht po humb Kosova

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se Kosova po humb politikisht nga taksa dhe se ajo po I ndihmon vetëm Serbisë.

“Taksa i ka ndihmuar Serbisë për shkak të mos arritjes së qarkullimit të lirë të mallrave”, është shprehur Kelmendi.

Ai gjithashtu tha se “nga taksa politikisht po humb Kosova”.

Sipas Kelmendit bllokimin e produkteve serbe duhet ta bëjë vetë qytetari.

“Bllokimin e produkteve të Serbisë e bën qytetari”, ka thënë Kelmendi.

“Ne duhet të bashkëpunojmë me qytetarët apo afaristët, të cilët mund të ngirisin kapacitetet prodhuese për t’i zëvendësuar produktet serbe”, shtoi Kelmendi.