Ramush Haradinaj: Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë për më shumë se një zëvendësministër

Qeveria Haradinaj e cila ka thyer rekordin me emërimin e mbi 60 zëvendësministrave, është krituar jashtëzakonisht shumë nga të gjithë.
Kjo qeveri po llogaritet si më e madhja për kokë banori në botë.Por e çuditshme është se edhe vetë Ramush Haradinaj ishte kundër numrit të madh të zëvendësministrave, vetëm se në kohën sa ishte Isa Mustafa kryeministër.

Ai më 16 dhjetor të vitit 2014 kishte bërë një shkrim në Facebook, ku thoshte se me një gjendje socio-ekonomike siç e ka Kosova, nuk do të duhej të kishte më shumë se një zëvendësministër, transmeton Periskopi.Ai kishte thënë se është i domosdoshëm zvogëlimi i kabinetit qeveritar, duke iu bërë thirrje që të ndalen. Ja status i plotë i tij në Facebbok:Të nderuar qytetarë të vendit,Me një gjendje socio-ekonomike siç po gjendet Kosova, Qeveria nuk guxon të ketë më shumë se një Zëvendesministër.Është shumë shqetësuese dhe e papranueshme që pas numrit rekord te Ministrive, Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë se një Zëvendësministër për Ministri.

Rritja e pakuptimtë e shpenzimeve qeveritare po kalon në abuzim arrogant me pushtetin, vetëm për interesa të ngushta klienteliste.Zvogëlimi i kabinetit qeveritar është domosdoshmëri. Qasja e tanishme po tregon se Kosova po forcohet në Parti-Shtet!Ju bëjmë thirrje – ndaluni nga këto veprime!RH/Periskopi/