Reja e presidentit Rugova disa fjalë për Bekim Jasharin

Blerta Kllokoqi Rugova, nusja e djalit të Presidentit Ibrahim Rugova, e ka këshilluar djalin e Hamëz Jasharit, Bekim Jasharin, me për shkak të kandidimit të tij për kryetar të Skenderajt.

Rugova përmes një shkrimi në Facebook thotë se atë do ta thërrasin me epitete të ndrshme, deri tek mafiash e kriminel.

Por ajo thotë që të mos merret me ata që nuk e dinë se çfarë është kombi.

Ky është postimi i plotë:

Shumë shpejt paskan filluar sulmet në drejtim të Bekim Jasharit e familjes së tij. Nuk i paskan kursyer as deri në marrje të mandatit. Eh, ku me pas durim “ata”?!? U pëlqen të cilësohen “të guximshem” në këtë situatë të mjerueshme që vendi e populli ynë gjendet.

Unë një gjë mund të them: Shumë i nderuar dhe i respektuar, tani më për ata nuk do të jeni ai që ishit. Tani më situata ka ndryshuar. Tani më “nuk jeni” djali i mirë i heroit kombëtar. Tani po të kishin mundësi edhe me letra ju kishin fshi. E besa edhe dializë ju kishin bërë që gjakun me ua ndërru. Tani më do ju cilësojnë “i keqi” i familjes. Tani më do të ju quajn “beter”. Epitete të ndryshme kanë me ju thurr.

-“Ja ke marr babes ftyren”.

“Kërkon se kish lon”.

-“Ti ma mirë mos mu pas përzi”.

-“Milioner është”

-“Miliardat i kanë bo”

-“Pronar i “kësaj” e “asaj”…”

-“Edhe ky o shit, knej kishe i pavarur…”

-Edhe tradhtarë kanë me të quajt…

-Edhe mafiash kanë me të quajt…

-Edhe kriminel kanë me të quajt…

Ky eshte veq fillimi. Imagjinata e tyre nuk ka fund. ???? Atë që mendja e njeriut të shëndoshë nuk e arrin, ata e arrijnë.

Unë një gjë po ua them: Mos e çaj/çani koken me ta!!! Ata nuk dinë çka është kombi. Ata nuk dinë çka është punu e luftu për me arrit këtu ku jemi. E as nuk u intereson. Janë individë të caktuar që punojn për njollosjen e figurave e familjeve kontribuese në vend, duke i shërbyer shërbimeve të caktuara që këtë synim kanë. Një shembull i thjeshtë dhe i lehtë për t’u kuptuar: Si e mbron baba e nana fëmiun, vëllau vëllaun, motra motrën, motra vëllaun?! Kështu do duhej vepruar edhe ne si komb krahas të tjerëve. Por jo. Soji i tyre na la 600 vite pa shtet. Për përfitime personale harrojnë interesat dhe imazhin e shtetit.

Nuk po e zgjas më shumë, po e përfundoj me një thënie të Presidentit tonë historik Dr. Ibrahim Rugova që duhet rikujtuar vehtes orë e çast “Nuk merrem me ata që merren me mua…”

SHPËRNDAJE