Roberto Mancini: Nuk largohem nga Italia, dua që ta fitojë Kampionatin Evropian

Trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini mohoi që ai të ketë marrë ndonjë ofertë zyrtare dhe tha se do të qëndrojë me ekipin kombëtar të paktën deri në “Katar 2022”.

Presidenti i FIGC Gabriele Gravina zbuloi se zgjatja e kontratës së Mancini mund të shpallet përpara Euro 2020 këtë verë, pasi Italia aktualisht përgatitet për finalet midis 11 qershorit dhe 11 korrikut.

Mancini konfirmoi se ai nuk ka marrë ndonjë ofertë dhe do të mbetet me Azzurrët.

“Nuk kam asnjë ofertë zyrtare. Unë do të qëndroj me ekipin kombëtar të paktën deri në Kupën e Botës në Katar 2022”, i tha Mancini GQ.

“Por synimi tani është të kaloj një verë në Portonovo, duke nënshkruar autografe si një kampion evropian”, përfundoi ai.

Ai u kritikua nga disa media italiane për shkak se sipas tyre këto diskutime në lidhje me të ardhmen e tij mund të ndikonin negativisht edhe tek disponimi i futbollistëve në Kampionatin Evropian.