Ronaldo shkel në Old Trafford, Manchester United publikon videon emocionuese

Cristiano Ronaldo ka kompletuar rikthimin e tij te skuadra e Manchester United.

Ronaldo u largua nga Juventus për t’u transferuar pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar veror te klubi ku u bë i famshëm si lojtar, Manchester United.

Ylli portugez do të mbajë numrin 7 në fanelë pasi këtë numër ia liroi Edison Cavani.

Manchester United pak çaste më parë postoi një video ku shihet Ronaldo duke hyrë në Old Trafford.