Rugova ironizon me rezultatin e partisë së tij në zgjedhje: Dmth bashkë me Bacin Behgjet LDK i mori 12.6%

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova ka ironizuar me rezultatin e partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit, në të cilat LDK’ja doli e treta me 12.6%.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Rugova ka ironizuar që së bashku me Behgjet Pacollin kanë arritur 12.6% dhe se pa të do të ishte rezultati edhe më i vogël.

“Dmth bashkë me Bacin Behgjet 12.6% se përndryshe edhe më poshtë. Dhe hala ka njerëz që thonë pse po flet? Haj medet ku e kanë sjell partinë e Ibrahim Rugovës!”, ka shkruar ai.

Ndryshe LDK do t’i mbajë zgjedhjet për kryetar të partisë në Kuvendin zgjedhor që është vendosur tashmë se do të mbahet me datë 14 mars.

Më poshtë keni postimin e plotë të Rugovës.