Secila më e mirë se tjetra, Afërdita dhe Jehona pozojnë krah njëra-tjetrës

Afërdita Dreshaj prej vitesh njihet si një prej modeleve më të suksesshme shqiptare, por një emër i njohur për publiku është bërë edhe motra e saj, Jehona.

Të dyshja bukuroshet kanë pozuar krah njëra-tjetër në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ishte Jehona ajo që ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me motrën e saj, Afërditën teksa shkruan ” E kemi të trashëguar familjarisht”.

Të dyshja ato dukeshin në formë të mirë, tërheqëse dhe me një ngjashmëri të madhe mes tyre.

Ndryshe, kujtojmë që Afërdita shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të parë.