Shkoi Hierro, Spanja e ka gati trajnerin e ri

Trajneri që drejtoi Spanjën në Kupën e Botës, Fernando Hierro konfirmoi dje dorëheqjen nga iberikët.

Por menjëherë pas largimit të Hierros Federata Spanjolle e Futbollit ka nisur punën për emërimin e trajnerit të ri që pritet të sjellë shumë ndryshime në skuadër.

Sipas mediave iberike, në stolin e Spanjës pritet të ulet Luis Enrique.

Ish-trajneri i Barcelonës, shihet si kandidati më i fortë, për të marrë drejtimin e iberikëve, pas largimit të Lopeteguit.

Kujtojmë që Hierro ishte zgjedhje emergjente e drejtuesve të Spanjës, për shkak të largimit vetëm 2 ditë para Botërorit të Lopeteguit.