Shpejtim Bulliqi kandidat i VV-së për kryetar të Podujevës

Shpejtim Bulliqi është përzgjedhur si kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës .

Kandidimi i tij ka ardhur pas zgjedhjeve të mbajtur brenda strukturave të partisë.

Ndryshe, në Podujevë do të mbahet zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Agim Veliut nga pozita e kryetarit të komunës. Veliu dha dorëheqje pasi u emërua ministër i punëve të brendshme.