Shpend Ahmeti në mes të dy zjarreve, çdo lëvizje fatale për të

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Arben Gecaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se puçi ka dështuar, duke ju referuar kështu veprimit të fundit të degës së VV-së në Vushtrri për shkarkim të Aida Dërgutit nga posti i deputetës, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, problem edhe më tutje mbetet Prishtina nga ku administrata kontrollohet 100% nga puçistët.

Ai ka shkruar se Shpend Ahmeti ndodhet në mes të dy zjarreve.

Postimi i plotë:
Puçi përfundimisht ka dështuar. Sigurisht nga sot pason kundërgoditja, ajo zakonisht ndodh në bazën e puçistave, në rastin tonë fillohet me Vushtrri.
Njëkohesisht, ky eshte edhe fillimi i fundit të sekretariatit të famshëm, ky sekretariat, linçoi, pergaditi dhe finalizoj shumë etiketime, prijashtime, sulme dhe aksione. Problem mbetet Prishtina. Administrata e saj kontrollohet 100% nga puçistët, po ashtu lista e asambleistëve është në numër të madh listë e puçistëve. Sh. Ahmeti në mes dy zjarreve, ç’do lëvizje për të është fatale.