Skandali me përgjime: Emri i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi përmendet se po hetohet për korrupsion, seks dhe kokainë

Një bisedë telefonike përgjimet e sëcilës janë publikuar sot dëshmojnë për përfshirje në raste për të ushtruar ndikimin, shfrytëzim i pozitës për të ndikuar në përzgjedhjen e të tjerëve dhe favore në raste të caktuara, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Përgjimi i siguruar nga shqip.com përfshin prokuroren e krimeve të rënda në Prishtinë, Shemsije Asllani, e cila i tregon një telefonuesi se si ka ndikim të madh brenda sistemit dhe do ta përdorë këtë ndikim për të ndërhyrë edhe në rastin e tij.

Përgjimi 40 minutësh implikon edhe kryeprokurorin e shteti Aleksandë Lumezin i cili përmend disa herë gjatë bisedës si i përfshirë në afera të ndryshme korruptive, seksuale e madje edhe kokainë.

Personi zbulon se dikush i ka thënë se është duke e hetuar Lumezin që 3-4 vjet.

“Tha na jemi t’u e hetu, t’u e hetu na jemi Lumezin që nja 3-4 vjet, tha. Për korrupsion, për seksualitet më fal në shprehje… Edhe për përdorje të kokainit”, thotë ai.

Më poshtë mund të dëgjoni përgjimin e publikuar nga shqip.com: