SKANDALOZE: Ja se si e quajnë Dardan Berishën klubi i Pontes

Vjen reagimi nga KB Ponte pas ndërprerjes së ndeshjes me KB Pejën në ‘Sezai Surroi’.

Prizrenasit kanë akuzuar Dardan Berishën për provokime, poashtu edhe amerikanin Brandon walters për sulm ndaj Leurit Morinës.

Në komunikatën e lëshuar në Facebook, KB Ponte i është referuar Berishës si ‘ish reprezentues polak’

Njoftimi i plotë:

Ngjarje jo e këndshme në ndeshjen e 5 të gjysëmfinales së playoffit.

Fund qerekut të dytë ish reprezentuesi Polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rënd jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pat autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë, si pasojë e kësaj lojtarët Pejanë konkretisht Brandon Walters sulmoi lojtarin Leurit Morina (të mitur) 17 vjeq.

Kjo erdhi në saje të neglizhencës të Komesarit garave Faton Kurshumliu i cili me delegim karastrofik të gjyqtarëve e solli fatin deri te përleshja.

Të lënduarit kanë hapur rast dhe kanë marrë trajtimin nga emergjenca dhe është hapur rasti në polici.

Kryesia e klubit tani do merr vendim për hapat e mëtutjeshëm.