Sulmohen me armë zyrat e PDK’së në Skenderaj

Persona të panjohur deri më tani, mbrëmë kanë sulmuar selinë e PDK’së në Skënderaj.

Në orët e vona të mbrëmjes, dikush ka shtënë me armë në drejtim të zyrave të PDK’së në Skenderaj.

Pas kësaj, Policia ka dal në vendin e ngjarjes, por deri tani askush nuk është arrestuar.

Besohet se shkak i këtij sulmi është pakënaqësia që dikush ka mundur të ketë me emrat që janë në listën zgjedhore e të cilët janë publikuar mbrëm pak para mesnatës, shkruan Magazina.al

Dega e PDK’së nga kjo konunë ka dërguar 21 emra për deputetë po fare pak nga ata janë përfshorë në listën e koalicionit PDK-AAK-NISMA./Magazina.al/