Super provokuese në ishujt Maldive, Françeska Jaçe “çmend” fansat

Prej disa ditësh, Françeska Jaçe, ndodhet në ishujt Maldive duke shijuar rrezet e diellit dhe plazhin. E duke qenë se ajo është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, sigurisht që nuk kanë munguar as fotot nga pushimet luksoze.

Modelja e njohur ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa fotografi ku i ka ngritur më shumë temperaturat. Në pozën e fundit të postuar, Françska shfaqet e veshur me bikini sipër një motori uji.

“Mjeti, mjet”, shkruan bukuroshja bashkëngjitur me foton ku gjithë vëmendjen e kanë marrë format e saj perfekte. E nuk kanë munguar as komentet pikante dhe komplimentet e shumta.