Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazetën Tema, ku ndër të tjera ka folur për çlirimin e Kosovës, për Qeverinë Kurti, marrëdhënien e trazuar të kryeministrit Albin Kurti dhe situatën në veri.
Në fakt, Bukoshi, që me profesion është mjek, ka dhënë “diagnozat” e tij mbi temat aktuale politike, ndërsa ka qenë jashtëzakonisht i ashpër me Kurtin.
Sipas ish-politikanit veteran, Kurti duhet të shpallet “politikan i rrezikshëm”, që duhet neutralizuar, pasi në botëkuptimin e Bukoshit “dëmet për Republikën tonë do ishin të pamatshme”.
“Po flas fare pak sert, mendoj Kurti duhet identifikuar si “ politikan i rrezikshëm” për të ardhmen e vendit që duhet neutralizuar.
Përndryshe, dëmet për Republikën tonë do ishin të pamatshme.” – theksoi Bukoshi.