Tensionohet situata në VV: Përplasje e fuqishme mes Ismajlit e Liburn Aliut!

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili ka reaguar ndaj një deklarate të Liburn Aliut. 

Ismaili ka reaguar pasi që Liburn Aliu e quajti tendencë përçarëse të Dardan Molliqajt, i cili ka cituar Albin Kurtin të ketë thënë se Shpend Ahmeti po bën luftë kundër tij me ambasadat e huaja.

Të kundërten po e thotë Ismajli, duke thënë se edhe ai ka qenë në mbledhje, dhe se e ka pyetur Albinin nëse ajo çka ka thënë për Shpend Ahmetin është e vërtetë.

“Albini nuk e mohoi që ka thanë qashtu. Madje vazhdoi me e dhanë një spjegim të pakuptimtë në lidhje me Dell-in në 2010. Really?”, ka shkruar Ismajli.

Postimi i plotë i Ismajlit: 

Për hir të korrektësisë edhe të vërtetës, Liburn:Edhe unë isha në atë mbledhje kur u konfrontue Albini me pyetjen se a ka thanë vërtetë se Shpendi është i dërguem prej ambasadave.Albini nuk e mohoi që ka thanë qashtu. Madje vazhdoi me e dhanë një spjegim të pakuptimtë në lidhje me Dell-in në 2010. Really?

7 vjet pune, përkushtimi e dashnije, edhe me ia përmendë Dellin prapë?Prandej jo, Liburn. Albini as nuk e mohoi që ka thanë, as nuk na bindi qaty që i beson Shpendit.Të lutem mos e përdor Shpendin si mjet në betejën tande me Molliqajn. Të paktën jo në qet rast, kur po del se ky i fundit s’paska rrejtë. Inçizimet e mledhjes janë.Për ma tepër, edhe vetë Shpendi tha që e ka dëgjue këtë edhe prej njerëzve të tjerë të afërt me Albinin.Shpendin lene rahat, se nëse dikush në qat Lëvizje i ka dhanë zor me e mbajtë bashkë, është pikërisht ky njeri, pavarësisht sa gjanat e padrejta për të po del se janë thanë e mendue.Të vërtetën, Liburn, thuje si burrat, edhe pranoje si burrat. Çka ke ti me Molliqajn, problem i yt, veç me e keqpërdorë mirësinë e Shpendit, valla unë reagoj, nëse s’reagon ai.

Reagimi i Aliut:
Në mbledhjen e fundit që Kryesia e Lëvizjes mbajti me Grupin tonë Parliamentar, Albini e pat sqaruar se ajo çka ka thënë Dardani se ka thënë Albini për Shpendin është gënjeshtër. Përsëritja e gënjeshtrës pavarësisht demantimit të saj tregon për tendencën përçarëse të Dardanit.