“Torcida” me mesazh të fuqishëm, “Na jemi mirë kur është mirë Shqipnia”

Në mesin e shumë grupeve tjera, tifogrupi nga Mitrovica “Torcida” i janë bashkangjitur ndihmës në drejtim të Shqipërisë pas rasitit të fundit të tërmetit që ndodhi atje.

Sot në ditën e dytë atje ata kanë arritur që t’i nisin ndihmat e tyre në drejtim të Thumanës.

Ata nisjen dhe ndihmën e tyre e kanë përshkruar me një thënie të shkurtër, “Najemi mirë kur është mirë Shqipnia”.

Kujotjmë që pothuajse të gjitha tifozeritë vendore në Kosovë kanë kontribuar në ndihmë të njerëzve të prekur nga tërmeti atje.

Ky është postimi i tyre i plotë

Dita 2:

Tashmë jemi nisur drejt Thumane

1 Kamion me gjëra Ushqimore
1 Kombi me gjera Ushqimore
1 Kombi me Barna esenciale
1 Kamion me Batanije dhe veshmbathje

Kampanja e ndihmes per vllezërit tonë te prekur nga kjo fatkeqesi është mbyllur.

Falenderojm agjensionin Ariani,fabriken Driloni,Interplast,Arben S. dhe tjerët që vullnetarisht na u bashkangjiten duke na lehtesuar pjesen e transportit,

Na jem mirë kur është mirë Shqipnia
TORCIDA1984 – MITROVICË