Tre të vdekur dhe 89 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, tre qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: dy qytetarë nga Tirana, një qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç”.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe 89 persona kanë rezultuar pozitivë nga 4516 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Statistika (08 Maj 2021)

Raste të reja ditore: 89

Të shëruar në 24 orë: 873

Të shtruar në spitale: 99

Humbje jete në 24 orë: 3

Testime ditore: 4,516

Testime totale: 656,876
Raste pozitive: 131,666
Raste të shëruara: 116,126
Raste Aktive: 13,129
Humbje jete: 2,411